Rinisin tensionet midis palestinezëve dhe Izraelit
Ndërsa ushtria izraelite vazhdon të kryejë krime dhe dhunë kundër palestinezëve, Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas) ka paralajmëruar edhe një herë për pasojat e këtyre veprimeve.
Izraeli dhe grupet palestineze të rezistencës kanë qenë dëshmitarë të një konflikti ushtarak që prej 10 majit, i cili përfundoi 12 ditë më vonë me ndërmjetësimin e aktorëve të huaj. Me mbarimin e luftës, dhuna dhe krimet izraelite kundër palestinezëve pritej të mbaronin, veçanërisht në Kodsin e pushtuar dhe Bregun Perëndimor, por në praktikë shkalla e tyre u rrit. Pyetja është, pse Izraeli vazhdon dhunën dhe krimet e tij kundër palestinezëve pavarësisht nga armëpushimi? Arsyeja e parë ka të bëjë në kushtet e brendshme në territoret e okupuara. Tani ekzistojnë dy zhvillime kryesore brenda Territoreve të okupuara që ndikojnë në vendimet politike dhe të sigurisë të kabinetit izraelit. E para është disfata e regjimit sionist përballë grupeve të rezistencës palestineze në luftën 12-ditore, e cila ka vënë në pikëpyetje si imazhin ushtarak të regjimit, ashtu edhe krenarinë e tij. Në lidhje me këtë, "Mohammad Hamadeh", zëdhënësi i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) në qytetin Kods, theksoi se veprimi i Izraelit në rritjen e krimit dhe dhunës kundër Palestinës ka për qëllim riparimin e imazhit të këtij regjimi që është shkatërruar me humbjen e krenarisë së tyre dhe me njerëzit që u strehuan në strehimore. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është marrëveshja e rivalëve të Benjamin Netanyahu për të formuar një kabinet dhe për të hequr Netanyahu nga pushteti pas 12 vjetësh. Perceptimi i personaliteteve dhe zyrtarëve izraelitë është se Netanyahu mund të kryejë lëvizje përmbysëse për të penguar rivalët e tij në formimin e një kabineti. Në lidhje me këtë, disa burime izraelite shkruan se Naftali Bennett, udhëheqësi i partisë Yamina, i cili së pari do të marrë postin në kryeministrinë e radhës, është kërcënuar me vrasje. "Yona Jeremy Bob" në një analizë të botuar në faqen e internetit të gazetës izraelite Jerusalem Post shkroi: "Nada Argaman, kreu i Shin Beit (agjencia e sigurisë së Izraelit), lëshoi një paralajmërim të rrallë publik të Shtunën, duke dhënë alarmin se atmosfera aktuale e provokimit mund të çojë në gjakderdhje tragjike në Izrael. Një rritje e retorikës së dhunshme e bëri Shin Bet të marë masa të sigurisë për udhëheqësin e partisë Yamina, Naftali Bennett. Argaman tha se kohët e fundit kemi parë që diskursi i dhunës dhe nxitjes është rritur dhe intensifikuar, veçanërisht në mediat sociale. Si kreu i një organizate përgjegjëse për sigurimin e shtetit dhe institucioneve demokratike, unë paralajmëroj që këto retorika mund të interpretohen nga grupe ose individë të caktuar si kryerje të veprimtarive të dhunshme dhe të paligjshme që madje mund të çojnë në dëmtimin e individëve. » Për shkak të kësaj situate të brendshme të pazgjidhur, ushtria izraelite ka vazhduar dhe madje rritur dhunën dhe krimet kundër palestinezëve. Dhuna u përshkallëzua deri në atë pikë saqë Hamas javën e kaluar bëri thirrje për një demonstratë në Bregun Perëndimor, duke e quajtur atë një ditë irritimi, mirëpo trupat izraelite sulmuan protestuesit, duke plagosur rreth 300 njerëz. Pas këtyre veprimeve provokuese, regjimi izraelit të Enjten po planifikon të mbajë një marshim të quajtur "Marshi i Flamurit". Sionistët synojnë të mbajnë marshin e flamurit për të kërkuar dëbimin e Palestinezëve nga Kodsi dhe ky është bërë një faktor në rritjen e nivelit të tensionit me Palestinezët. Prandaj, zëdhënësi i Hamasit Mohammad Hamadeh në Kuds tha, "Ne paralajmërojmë regjimin pushtues për përdorimin e Kudsit si një mjet për t'i shpëtuar krizave të tij të brendshme dhe dështimit të tij për të zgjidhur problemet politike dhe pushtuesit duhet ta dinë se beteja për të mbrojtur Kodsin dhe xhaminë Al -Aksa nuk ka të ndalur dhe çdo anëtar i kombit tonë është shpata e Kodsit. Mosrespektimi i mundshëm i paralajmërimit të Hamasit nga Izraeli dhe sabotimi i Netanyahut për riorganizimin e kabinetit, mund të çojë në një luftë tjetër me palestinezët.