Arrestohen disa palestinezë nga forcat ushtarake sioniste
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Kodsin e pushtuar dhe kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë pa ndonjë arsye.
Agjencia e lajmeve Palestone Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes, kanë sulmuar qytetarët palestinezë në rajonin Silvan në Kodsin e pushtuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj palestinezëve.
Forcat ushtarake sioniste gjatë këtij sulmi kanë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe municion luftarak kundër palestinezëve.
Sipas dëshmitarëve okular, forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë përleshjeve me palestinezët, kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe javën e kaluar kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar 30 qytetarë palestinezë.