Vritet zëdhënësi i grupit terrorist “Tahrir Al-Sham” në Siri
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për vrasjen e Abu Khalid Al-Shami, zëdhënësi zyrtar i grupit terrorist “Tahrir Al-Sham” (Fronti Nusra).
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në sulmin e sotshëm të forcave të ushtrisë së Sirisë në jug të Idlibit, janë vrarë disa pjesëtarë të grupit terrorist Tahrir Sham në mesin e tyre edhe zëdhënësi zyrtar i këtij grupi terrorist.
Burimet lokale kanë thënë se zëdhënësi zyrtar i grupit terrorist Tahrir Sham dhe gjithashtu Abu Mus’ab, përgjegjësi për koordinimin e çështjeve mediale të këtij grupi terrorist, janë vrarë gjatë këtij sulmi të ushtrisë siriane.
Kanali televiziv Al Mejadin gjithashtu ka raportuar se Rusia dhe Siria gjatë një operacioni të përbashkët kanë sulmuar një kontingjent të grupit terrorist Tahrir Sham pasi vëzhgimit të saktë të lëvizjeve të pjesëtarëve dhe anëtarëve të lartë të këtij grupi terrorist.
Grupi terrorist Tahrir Sham i cili më parë vepronte me emrin Fronti Nusra, është një prej degëve të organizatës terroriste Al Kaida i cili pasi ka shpallur ndarjen e vet nga kjo organizatë, po vazhdon veprimet e veta me këtë emër.