Mediat izraelite pohojnë se gjendja psikologjike në shoqërinë izraelite është kritike
Në kohën kur është zgjeruar në masë shumë të madhe vala e vetëvrasjes dhe vetëdjegies në mesin e izraelitëve, mjekët e neurologjisë dhe psikiatrisë kanë raportuar për shtimin me 20% të numrit të personave që shtrohen në këto reparte të spitaleve.
Gaze izraelite “Haaretz” në një raport të saj, ka raportuar për kushtet dhe gjendjen kritike shpirtërore dhe psikologjike të shtresave të ndryshme të shoqërisë izraelite duke përfshirë shtresën e adoleshentëve dhe të të rinjve në Palestinën e pushtuar dhe në këtë raport është deklaruar se numri i pacientëve të rinj dhe adoleshentë është shtuar në repartin e neuropsikiatrisë të spitalet izraelite.
Sipas këtij raporti, arratisja dhe futja e vazhdueshme e sionistëve në strehimore dhe bunkerë nga njëra anë dhe mbyllja e gjatë për shkak të pandemisë së virusit Korona nga ana tjetër, janë bërë shkak që gjendja shpirtërore dhe psikologjike e adoleshente dhe të rinjve izraelitë të bëhet shumë kritike.
Profesor Yoav Cohen, drejtori i sektorit për fëmijë dhe të rinj në spitalin e neuropsikiatrisë “Itanim” të regjimit sionist, ka thënë: “Repartet e psikiatrisë së fëmijëve në rajone të ndryshme tanimë nuk kanë kapacitet për të pranuar më shumë pacientë, në kohën kur gjendja e disa adoleshentëve po i çon ata deri në prag të vetëvrasjes dhe në këtë spital që ndodhet në afërsi të Kodsit, niveli i pranimit të pacienteve ka arritur deri në 130 pacientë”.
Yufal Bolukh, kryetari i shoqatës së psikologëve për adoleshentë dhe të rinj të regjimit sionist, në lidhje me këtë ka thënë: “Sot, Izraeli ndodhet në një gjendje të paparë, në atë mënyrë që sistemi i psikiatrisë së Izraelit ndodhet në prag të kolapsit të vërtetë”.