110 palestinezë plagosen në përleshjet me forcat izraelite
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze të Premten njoftoi se në përleshjet midis popullit Palestinez dhe regjimit sionist kanë mbetur të plagosur 110 persona.
Sipas agjencisë IRNA, agjencia e lajmeve Palestineze Shahab, njoftoi se këta njerëz u plagosën gjatë një konfrontimi me pushtuesit sionist në fshatin Bita, në jug të Nablusit. Plagosjet e palestinezëve vijnë vetëm disa orë pas martirizimit të një adoleshenti 15-vjeçar palestinez të quajtur "Mohammad Saeed Hamail" i cili u martirizua në zonën "Jabal Sabih" në Bregun Perëndimor. Tariq Salmi, zëdhënës i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas), në përgjigje të këtij akti të sionistëve tha: Ky gjak i pastër nuk do të harrohet dhe ai do të përfshijë pushtuesit. Burimet palestineze gjithashtu raportuan se ushtria sioniste qëlloi plumba dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kundërshtuan përpjekjet e regjimit sionist për të ndërtuar një qytet të ri në zonën Jabal Sabih. Burimet e lajmeve raportuan gjithashtu se dy palestinezë u vranë në një përplasje midis forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez dhe agjentëve specialë sionistë në qytetin Jenin në veriperëndim të Bregut Perëndimor. Burimet e lajmeve gjithashtu raportuan se militantët sionistë sulmuan qytetin lindor të Nablusit, në veri të Bregut Perëndimor, duke plagosur një numër njerëzish. Më herët, Ministria e Jashtme Palestineze, duke iu referuar sulmit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, banorëve të Kodsit të okupuar dhe Bregut Perëndimor në një deklaratë tha: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të qëndrojë në pushtet duke ndezur dhe tensionuar situatën. Territoret Palestineze të Pushtuara në javët e fundit kanë parë shumë përplasje midis të rinjve Palestinezë, forcave dhe kolonëve sionist. Gjithashtu ka pasur shumë trazira dhe përplasje në qytetet arabe të Palestinës së okupuar.