Sulmet ajrore izraelite në Gaza dhe shkelja e armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109998-sulmet_ajrore_izraelite_në_gaza_dhe_shkelja_e_armëpushimit
Avionët luftarakë sionistë natën e kaluar në shkelje të armëpushimit bombarduan disa herë Rripin e Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 18, 2021 08:06 Europe/Tirane
  • Sulmet ajrore izraelite në Gaza dhe shkelja e armëpushimit

Avionët luftarakë sionistë natën e kaluar në shkelje të armëpushimit bombarduan disa herë Rripin e Gazës.

Sipas Associated Press, natën e kaluar avionët luftarak izraelitë disa herë bombarduan pozicionet e grupeve të rezistencës palestineze në vende të ndryshme në Rripin e Gazës.  Sulmet ajrore, të cilat synuan tre baza që u përkisnin Brigadave Izz al-Din al-Kassam të Hamasit, shkaktuan humbje financiare, por nuk lanë viktima. Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore ishin një përgjigje ndaj lëshimit të vazhdueshëm të balonave zjarrvënëse nga Rripi i Gazës në vendbanimet izraelite. Televizioni sionist Channel 13 njoftoi se ushtria i kishte dërguar një mesazh Hamasit përmes Egjiptit se lufta e ardhshme do të jetë e afërt nëse lëshimi i balonave zjarrvënëse nga Rripi i Gazës nuk ndalet. Lëshimi i balonave zjarrvënëse nga Rripi i Gazës dhe sulmi i ushtrisë izraelite ndaj pozicioneve të rezistencës në Rripin e Gazës, ishte konfrontimi i parë midis grupeve palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës dhe pushtuesve që nga lufta 12-ditore. Në disa lajme të tjera thuhet se këtë të Premte në mëngjes forcat palestineze të rezistencës rrëzuan një dron izraelit në perëndim të qytetit të Gazës.