Jemeni ka refuzuar çdo paqe pas bllokadës së tij ekonomike
(last modified Tue, 22 Jun 2021 06:17:48 GMT )
Qershor 22, 2021 08:17 Europe/Tirane
  • Jemeni ka refuzuar çdo paqe pas bllokadës së tij ekonomike

Ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit refuzoi çdo paqe në hijen e bllokadës ekonomike të vendit të tij.

Sipas agjencisë Al-Mayadin, Hisham Sharaf, ministri i jashtëm i Qeverisë të Shpëtimit Kombëtare të Jemenit, të hënën mbrëma tha se lëvizjet politike ndërkombëtare në lidhje me Jemenin kanë për qëllim ndërmjetësimin e Arabisë Saudite dhe heqjen e saj nga përgjegjësia për sulmin ndaj Jemenit. Deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Jemenit vijnë disa orë pasi Reuters pretendoi se Ministri i jashtëm të qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, Seyed Abdul Malik Badruddin al-Houthi gjatë një vizite të një delegacioni nga Omani në Sanaa tha se bisedimet e armëpushimit do të mbaheshin menjëherë pas heqjes së rrethimit. Ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan disa muaj më parë njoftoi një plan për t'i dhënë fund krizës së Jemenit. Ministri i Jashtëm saudit pretendoi në një deklaratë se plani, i cili përfshin një armëpushim në Jemen, do të monitorohet nga Kombet e Bashkuara. Arabia Saudite, ndërsa pretendon të pajtohet me zyrtarë ndërkombëtarë për të vendosur një armëpushim në Jemen, vazhdon të sulmojë Jemenin me bombardime të pamëshirshme tokësore dhe ajrore dhe nuk heqë dorë nga rrethimi i saj gjithëpërfshirës kundër Jemenit.

Tags