Transferimi i avionit modern rus në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110362-transferimi_i_avionit_modern_rus_në_siri
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të Premten se ka dërguar në Siri një avion luftarak modern, i aftë të mbajë raketa supersonike.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 25, 2021 20:51 Europe/Tirane
  • Transferimi i avionit modern rus në Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të Premten se ka dërguar në Siri një avion luftarak modern, i aftë të mbajë raketa supersonike.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avioni është i tipit "Mig-31 Ka" dhe është i aftë të mbajë raketa supersonike "Kinjal" dhe do të transferohet në bazën ajrore Hmeimim në Siri. Sipas një deklarate të lëshuar nga media të ndryshme ruse, një stërvitje e përbashkët midis marinës ruse dhe forcës së saj ajrore do të fillojë sot, 25 qershor, në Detin Mesdhe dhe në të do të marrin pjesë edhe avionët modernë Mig-31 Ka që do të qëllojnë raketa Kinjal.