Demonstrata në Ramallah që kërkojnë largimin e Mahmoud Abbas
Në ditën e tretë të protestave në Ramallah kundër vrasjes së aktivistit politik Nizar Banat nga forcat e sigurimit të AAP, mijëra njerëz demonstruan të Shtunën në qytetet e Bregut Perëndimor, veçanërisht në Ramallah dhe Hebron.
Sipas televizionit Al-Jazeera, protestuesit kërkuan largimin e Mahmoud Abbas, kreut të Autoritetit Palestinez. Autoritetet arrestuan një numër palestinezësh në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Agjencia e lajmeve Shahab gjithashtu raportoi se një numër palestinezësh në Bethlehem të Bregut Perëndimor me shishe me flakë sulmuan selinë e Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas. Hamas, ndërkohë, ka theksuar se goditja brutale e protestave në Bregun Perëndimor nga shërbimet e sigurisë së Autoritetit Palestinez është një veprim kriminal larg vlerave morale dhe kombëtare. Nizar Banat, një aktivist palestinez 43-vjeçar, ishte një kritik i zëshëm i Autoritetit Palestinez dhe Mahmoud Abbas, i cili vdiq të Enjten disa orë pas arrestimit dhe rrahjes së rëndë nga anëtarët e AAP. Demonstratat u zhvilluan në qytetin Ramallah pasi shpërtheu lajmi për vdekjen e Banat dhe demonstruesit kërkuan që të zbulohej e vërteta e vdekjes së tij. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar vdekjen e Banat dhe kanë bërë thirrje për një "hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent".