Presidenti i Egjiptit arrin në Bagdad
Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, sot ka arritur në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Irakut, Jordanisë dhe Egjiptit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Barham Saleh, presidenti i Irakut, sot (të dielën) në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, e ka pritur homologun e tij egjiptian, Abdulfetah Al-Sisi.
Samiti i liderëve të Irakut, Egjiptit dhe Jordanisë organizohet me qëllim aktivizimin e marrëveshjeve ekonomike dhe investuese të përbashkëta të cilat janë nënshkruar në dy samitet e kaluara në Aman dhe në Kajro me pjesëmarrjen e Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrit të Irakut.
Abduzahra Al-Hindavi, zëdhënësi i Ministrisë së Programimit të Irakut, ka thënë: “Prej temave të bisedimeve gjatë këtij samiti janë dosje të ndryshme duke përfshirë çështjet ekonomike, çështjet e lidhjes së rrjetit të energjisë elektrike mes tre vendeve, Irakut, Jordanisë dhe Egjiptit që ka rëndësi shumë të madhe për Irakut në fushën e energjisë. Gjithashtu çështja e linjës së tubacionit të naftës nga porti i Basrës deri në portin Akabe të Jordanisë, është një prej çështjeve të rëndësishme gjatë bisedimeve të këtij takimi. Në këtë takim do të diskutohet edhe një projekt për ndërtimin e rrugëve ndërlidhëse tokësore mes Irakut, Jordanisë dhe Egjiptit që do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve mes të tre vendeve me shpenzime më të ulëta”.