Al-Huthi kërkon ndryshimin e metodës së OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110762-al_huthi_kërkon_ndryshimin_e_metodës_së_okb
Anëtari i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka kërkuar ndryshimin e Këshillit të Sigurisë së OKB në mbështetje ndaj koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 03, 2021 15:24 Europe/Tirane
  • Al-Huthi kërkon ndryshimin e metodës së OKB

Anëtari i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka kërkuar ndryshimin e Këshillit të Sigurisë së OKB në mbështetje ndaj koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, anëtari i këshillit të lartë politik të qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, sot në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Këshilli i Sigurisë dhe OKB duhet të ndryshojnë politikën e vet nga mbështetja ndaj koalicionit të Amerikës, Anglisë, Arabisë Saudite, EBA dhe aleatëve të tyre në mbështetjen ndaj paqes së vërtetë dhe ky duhet të jetë një veprim serioz. Deri në kohën kur politika e mbështetjes ndaj agresionit dhe vazhdimit të bllokadës kundër Jemenit të jetë metodë dhe moto e tyre, asnjë i dërguar i ri nuk do të sjellë kurrfarë rezultati dhe nuk mund të ndryshojë situatën".