Palestinezët kërkuan largimin e Mahmoud Abbas
Qindra palestinezë marshuan në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor për të kërkuar largimin e kreut të Autoritetit Palestinez.
Qindra palestinezë marshuan të Shtunën për të kërkuar dënimin e atyre që ishin përgjegjës për vrasjen e aktivistit palestinez Nizar Banat, i cili u arrestua dhe u rrah deri në vdekje nga Autoriteti Palestinez rreth dhjetë ditë më parë, sipas faqes së lajmeve Palestinë Today. Familja e Nizar Banat gjithashtu mori pjesë në tubim, i cili u organizua në Sheshin Doëar në qendër të Ramallahut. Autoritetet kundërshtuan protestën me të gjitha forcat e mundshme të policisë, shërbimet speciale dhe ushtrinë. " Forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez gjithashtu kundërshtuan marshimin dhe parandaluan demonstruesit të lëviznin drejt selisë së Autoritetit Palestinez. Sipas raportit fillestar të ekspertizës, Nizar Banat para dhe pas vdekjes së tij u dhunua dhe u sulmua fizikisht në disa pjesë të trupit të tij gjatë transferimit për në Qendrën e Sigurisë Parandaluese. Ai në këtë qendër u fut në gjendje koma dhe arsyeja e vdekjes së tij ishte goditja e madhe dhe dhuna fizike.