Vazhdon sulmi i kolonëve sionistë në Xhaminë Al-Aksa
Dhjetëra kolonë sionistë mëngjesin e kësaj të hëne hynë në Xhaminë Al-Aksa në mënyrë të paligjshme, nën kujdesin dhe mbrojtjen e policisë së regjimit sionist.
Kolonët sionistë duke sulmuar Xhaminë Al-Aksa dhe vendet historike në Bregun Perëndimor, po përpiqen të pushtojnë këto vende dhe të zgjerojnë vendbanimet sioniste. Në provincën Al-Khalil, shtatë palestinezë u qëlluan dhe u plagosën gjatë një sulmi nga milicët sionistë dhe kolonët e armatosur në qytetin Halhoul dhe dhjetëra të tjerë u mbytën nga thithja e gazit lotsjellës. Në provincën Betlehem, të hënën në mëngjes nën mbështetjen e ushtrisë sioniste qindra kolonë sionistë sulmuan vendin e shenjtë të Profetit Musa (a.s.) në qytetin Taqwa.