Vazhdon sulmi i kolonëve sionistë në Xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i110872-vazhdon_sulmi_i_kolonëve_sionistë_në_xhaminë_al_aksa
Dhjetëra kolonë sionistë mëngjesin e kësaj të hëne hynë në Xhaminë Al-Aksa në mënyrë të paligjshme, nën kujdesin dhe mbrojtjen e policisë së regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Vazhdon sulmi i kolonëve sionistë në Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë sionistë mëngjesin e kësaj të hëne hynë në Xhaminë Al-Aksa në mënyrë të paligjshme, nën kujdesin dhe mbrojtjen e policisë së regjimit sionist.

Kolonët sionistë duke sulmuar Xhaminë Al-Aksa dhe vendet historike në Bregun Perëndimor, po përpiqen të pushtojnë këto vende dhe të zgjerojnë vendbanimet sioniste. Në provincën Al-Khalil, shtatë palestinezë u qëlluan dhe u plagosën gjatë një sulmi nga milicët sionistë dhe kolonët e armatosur në qytetin Halhoul dhe dhjetëra të tjerë u mbytën nga thithja e gazit lotsjellës. Në provincën Betlehem, të hënën në mëngjes nën mbështetjen e ushtrisë sioniste qindra kolonë sionistë sulmuan vendin e shenjtë të Profetit Musa (a.s.) në qytetin Taqwa.