Plagosen 56 palestinezë në jug të qytetit Nablos
Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se 56 palestinezë janë plagosur duke u goditur me plumba gome dhe plumba luftarak dhe me gaz lotsjellës nga forcat ushtarake të regjimit sionist në jug të qytetit Nablos dhe janë dërguar në spital.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se në mesin e këtyre 56 personave të plagosur, 18 prej tyre janë qëlluar me plumba gome dhe janë plagosur.
Këto përleshje mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve kanë ndodhur në lagjet Kasre dhe Bejta dhe palestinezët kanë protestuar për shkak se autoritetet sioniste nuk kanë dorëzuar trupin e martirit Muhamed Farid Hasan nga qyteti Nablos.