Militantët sionistë sulmojnë besimtarët palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111068-militantët_sionistë_sulmojnë_besimtarët_palestinezë
Më shumë se 100 palestinezë u plagosën kur militantët sionistë sulmuan besimtarët palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2021 15:43 Europe/Tirane
  • Militantët sionistë sulmojnë besimtarët palestinezë

Më shumë se 100 palestinezë u plagosën kur militantët sionistë sulmuan besimtarët palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sipas Palestine Today, sot mbi 35,000 Palestinezë mbajtën lutjet e së Premtes në Xhaminë Al-Aksa, mes masave të forta të sigurisë që regjimi sionist kishte vendosur përreth xhamisë. Dhjetëra palestinezë, përfshirë një numër fëmijësh, u plagosën në një sulm nga forcat e regjimit okupues në marshim javor kundër ndërtimit të kolonive në Kafer Kadum, në lindje të Kalkilujesë në Bregun Perëndimor. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze gjithashtu tha se të paktën 84 persona u plagosën në një sulm izraelit ndaj një tubimi palestinez në zonën Jabal Sabih të qytetit Bita në Nablus, tetë prej të cilëve u qëlluan për vdekje. Milicët okupues sionistë gjithashtu të Premten sulmuan një tubim palestinezësh të cilët ishin ngritur për të dënuar zhvillimin e kolonive sioniste në qytetin Mosafer Yata, në jug të Hebron.  Forcat pushtuese sulmuan gjithashtu një ekip reporterësh nga disa gazeta dhe stacione televizive palestineze, duke bllokuar mbulimin e lajmeve dhe duke e shpallur zonën si një zonë të pakalueshme ushtarake. Ndërkohë, sot aktivistët në Kods, i bënë thirrje publikut palestinez të marrë pjesë në një tubim të madh në Xhaminë Al-Aqka në ditën e Arafatit, 19 korrik 2021 dhe të kundërshtojë hyrjen e paligjshme të kolonëve sionistë në Xhaminë Al-Aksa.