Ministri sionist: Vendbanimet nuk do të ndalen në asnjë rrethanë
Ministrja e Punëve të Brendshme të regjimit sionist në një deklaratë armiqësore tha se vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e okupuar nuk do të ndalen në asnjë rrethanë.
Sipas raportit të Shtunën; Kryeministri izraelit Naftali Bennett nuk do të bëjë ndonjë ndryshim në vendbanimet edhe nëse Shtetet e Bashkuara e duan atë, tha Ministrja e Brendshme e Izraelit Elite Shakid. Deklaratat armiqësore të ministrit sionist vijnë ndërsa muajin e kaluar në prani të ministrave izraelitë filloi zyrtarisht ndërtimi i 350 njësive të reja sioniste pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor. Kabineti i Bennett gjithashtu u ka premtuar kolonëve izraelitë se atyre do t'u jepen leje të reja për vendbanime çdo tre muaj, për ndërtime të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e okupuar. Vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e okupuar shkelin ligjet dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB. Sidoqoftë, bashkësia ndërkombëtare mbetet e heshtur për zgjidhjen e kësaj çështjeje.