Talibanët: Turqia duhet të largohet nga Afganistani
Talibanët i kanë bërë thirrje Turqisë, si anëtare tjetër e NATO-s, që të tërheqë trupat e saj nga Afganistani.
Sipas TOLOnews, zëdhënësi i Talibanëve Soheil Shahin tha se si një anëtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Turqia duhet gjithashtu të tërheqë forcat e saj nga Afganistani në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me Shtetet e Bashkuara në 29 Shkurt 2020. Zëdhënësi i Talibanëve shtoi: "Turqia është një vend Islamik dhe Afganistani ka marrëdhënie historike me të dhe ne shpresojmë të kemi marrëdhënie të forta dhe pozitive me të pas formimit të qeverisë së re." Me këtë qëndrim, Talibanët në fakt i janë përgjigjur ofertës së fundit të Turqisë për të siguruar aeroportin e Kabulit nga forcat e saj. Sipas Reuters, Ankara i sugjeroi Uashingtonit në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në maj që forcat turke të sigurojnë aeroportin e Kabulit dhe të qëndrojnë në Afganistan. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po planifikojnë të tërheqin trupat e tyre nga vendi. Konsultimet mbi propozimin e Turqisë në samitin e NATO-s janë vendosur të rishikohen në ditët në vijim. Më 14 Prill 2021, Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një plan për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në maj dhe përfundimin e procesit deri më 11 shtator 2021. Me tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani, një raund i ri i sulmeve talibane ka filluar në këtë vend.