Hapja zyrtare e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111322-hapja_zyrtare_e_ambasadës_së_emirateve_të_bashkuara_arabe_në_izrael
Emiratet e Bashkuara Arabe hapën zyrtarisht ambasadën e vet në Tel Aviv në një ceremoni ku i pranishëm ishte presidenti izraelit Yitzhak Herzog.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2021 15:53 Europe/Tirane
  • Hapja zyrtare e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael

Emiratet e Bashkuara Arabe hapën zyrtarisht ambasadën e vet në Tel Aviv në një ceremoni ku i pranishëm ishte presidenti izraelit Yitzhak Herzog.

Sipas agjencisë IRNA, 10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes famëkeqe të normalizimit midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit, Emiratet e Bashkuara Arabe këtë mëngjes (e Mërkurë) hapën zyrtarisht ambasadën e vet në Palestinën e okupuar. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë presidenti izraelit Yitzhak Herzog dhe Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Tel Aviv Mohamed Al-Khawaja. Emiratet e Bashkuara Arabe ngritën flamurin e vet mbi ambasadën në Tel Aviv. Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Tel Aviv, Mohammed al-Khaja, në ceremoni tha: Për herë të parë që nga normalizimi i marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, ne do të shohim rritjen e diskutimeve dhe konsultimeve, investimeve dhe mundësive tregtare, si dhe bashkëpunim shkencor dhe mjekësor. Duke përshëndetur hapjen e ambasadës, presidenti izraelit tha se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shumë "të përbashkëta" dhe bëri thirrje për zgjerimin e marrëveshjeve të paqes edhe me vendet e tjera arabe. Më 30 qershor, gjatë një vizite në Abu Dhabi Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid përuroi ambasadën izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Marrëveshja e kompromisit e Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist u nënshkrua zyrtarisht më 15 Shtator 2020 në prani të ish-Presidentit të SHBA Donald Trump. Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë hapur ambasadën e tyre në territoret e okupuara me gjithë  kundërshtimin e gjerë vendas dhe të huaj.