Kolonët sionist përdhosin përsëri Xhaminë Al Aksa
Kolonët sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, përsëri kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa.
Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, sot (të enjten) kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë duke hedhur slogane kundër fesë Islame dhe besimtarëve myslimanë.
Javën e kaluar gjithashtu me dhjetëra kolonë sionistë nën mbështetjen e forcave policore dhe ushtarake të regjimit sionist, në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Gjatë muajve të fundit është shtuar dukshëm dhuna e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe të kolonëve sionistë kundër palestinezëve. Naftali Bennett, kryeministri i regjimit sionist, ka mbështetur veprimet e dhunshme dhe të paligjshme të kolonëve sionist kundër palestinezëve. Kjo është në kohën kur grupet e rezistencës së Palestinës kanë paralajmëruar në mënyrë serioze forcat ushtarake të regjimit sionist dhe kolonët sionistë për çfarëdo agresioni kundër vendit të shenjtë Xhamisë Al Aksa.