12 palestinezë plagosen në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor
Të paktën 12 persona u plagosën kur trupat izraelite sulmuan protestuesit palestinezë në Nablus të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite përdori forcë për të shpërndarë protestuesit në zonën Bita në jug të Nablus të cilët kundërshtuan zgjerimin e kolonive. Forcat izraelite përdorën gaz lotsjellës dhe plumba realë për të shpërndarë protestuesit. Sipas raportit, të paktën 12 vetë u plagosën në përleshjet në zonat Bita dhe Beit Dejan të Nablusit me forcat pushtuese izraelite. Al-Jazeera raportoi gjithashtu përplasje pranë zonës Osreen në juglindje të Nablusit dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga forcat pushtuese drejtpërdrejtë protestuesve. Ndërkohë, Lëvizja e Rezistencës Palestineze (Hamas) u bëri thirrje të rinjve të Kodsit të pushtuar të mblidhen të Shtunën në portat e qytetit të vjetër dhe në të gjitha lagjet dhe rrugët e qytetit për t'u përballur me kolonët. Mizoritë e regjimit izraelit kundër palestinezëve vazhdojnë ndërsa grupet e rezistencës paralajmërojnë për pasojat e këtyre mizorive dhe mundësinë e një lufte të re.