Bashar Asad betohet për mandatin e ri presidencial
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111466-bashar_asad_betohet_për_mandatin_e_ri_presidencial
Bashar Asad, presidenti i Sirisë, është betuar për mandatin e ri presidencial përpara deputetëve të Parlamentit të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 17, 2021 16:10 Europe/Tirane
  • Bashar Asad betohet për mandatin e ri presidencial

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, është betuar për mandatin e ri presidencial përpara deputetëve të Parlamentit të Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, sot (të shtunën) gjatë një ceremoni të zhvilluar në Parlamentin e këtij vendi, është betuar për mandatin e ri presidencial para deputetëve të Parlamentit të këtij vendi.

Sipas burimeve të informimit, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe personalitete politike, partiake, fetare, mediale, shkencore, kulturore, sportive, artistike, shoqërore si dhe disa familje të dëshmorëve.

Bashar Asad pas bërjes së betimit në Parlament, ka mbajtur një fjalim dhe ka thënë: “Popujt të cilët e dinë rrugën e lirisë, nuk lodhen në rrugën e mbrojtjes së vendit të tyre. Disa faktorë dëshironin ta ndajnë territorin e vendit të Sirisë, mirëpo populli sirian me unitetin e vet i dha goditjen e fundit projekteve të tyre dhe pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve sirianë në zgjedhjet presidenciale gjithashtu tregon vetëdijesimin dhe vigjilencën e popullit sirian dhe eksperienca e zgjedhjeve ka dëshmuar se është populli ai i cili i jep legjitimitet një qeverie”.

Bashar Asad në zgjedhjet e muajit të kaluar me shumicë votash është zgjedhur president i Sirisë edhe për një mandat tjetër.