Forcat ushtarake sioniste sulmojnë lagjen Shejkh Xharah
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar qytetarët palestinezë në lagjen Xhejkh Xharrah në Kodsin e pushtuar.
Qendra për Informim e Palestinës ka njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist të shtunën në mbrëmje kanë sulmuar banorët palestinezë në lagjen Shejkh Xharrah në Kodsin e pushtuar të cilët ishin mbledhur për të protestuar kundër rrethimit dy mujor të kësaj lagje dhe kundër përpjekjeve të forcave sioniste për të dëbuar me dhunë familjet palestineze nga kjo lagje. Gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur disa palestinezë dhe forcat sioniste kanë arrestuar disa të tjerë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë me gaz lotsjellës dhe me bomba akustike dhe kanë rrahur në mënyrë të egër disa palestinezë dhe pastaj i kanë arrestuar ata ku si pasojë kësaj përleshje janë plagosur disa palestinezë.
Protestuesit palestinezë kanë hedhur slogane kundër regjimit sionist dhe kanë theksuar se nën kurrfarë kushtesh nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre dhe do të qëndrojnë aty. Aktualisht 28 familje palestineze ndodhen në lagjen Xhehkh Xharrah të cilët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre që nga viti 1956 dhe tani po përballen me rrezikun e dëbimit me dhunë dhe shpërnguljes.
Ndërkohë kolonët sionist në vazhdën e veprimeve armiqësore, përsëri kanë hyrë dhunë në Xhaminë Al Aksa. Më shumë se 400 kolonë sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, sot në mëngjese kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa dhe kanë përdhosur ambientet e këtij vendi të shenjtë.
Burimet palestineze kanë deklaruar se forcat ushtarake sioniste kanë arrestuar një të ri palestinez pasi e kanë rrahur në mënyrë të dhunshme atë në lagjen Bab Al-Asbat në Kodsin e shenjtë.
Ndërkohë Abdullah Ken’an, sekretari i komitetit mbretëror të Jordanisë për çështje të Kodsit të shenjtë, ka theksuar se thirrja e sionistëve për agresion të gjerë ndaj Xhamisë Al Aksa dhe sulmit kundër vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në qytetin e Kodsit, është prej veprimeve që bëhen me qëllim për ta çuar rajonin drejt një lufte ndërfetare.