Fillon ceremonia e Haxhit për vitin 1442
(last modified Sun, 18 Jul 2021 12:43:57 GMT )
Korrik 18, 2021 14:43 Europe/Tirane
  • Fillon ceremonia e Haxhit për vitin 1442

Sot në mëngjes në mënyrë zyrtare ka filluar ceremonia e Haxhit për vitin 1442 hixhri kameri me pjesëmarrjen e 60 mijë haxhinjve me qëndrim në Arabinë Saudite dhe haxhinjtë duke thirrur “Lebejk All-llahume Lebejk” janë nisur drejt Qabesë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se duke marrë parasysh faktin se Arabia Saudite sot ka deklaruar se është data 8 e muajit dhil-hixhe, nga dita e sotme ka filluar zyrtarisht ceremonia e Haxhit dhe këtë vit marrin pjesë vetëm 60 mijë haxhinj me qëndrim në Arabinë Saudite duke marrë parasysh rrethanat e veçanta për shkak të pandemisë së virusit Korona, haxhinjtë duke respektuar protokollet shëndetësore janë nisur drejt Mekës dhe Masxhidul-Haramit.

Sot që nga mëngjesi, haxhinjtë në kuadër të karvanëve kanë hyrë në ambientet e Masxhidul-Haram dhe në këtë mënyrë zyrtarisht ka filluar ceremonia e Haxhit për vitin 1442 hixhri kameri.

Dita e parë e Haxhit quhet “Jeumu-Tarvije” dhe zyrtarisht fillojnë ritualet përkatëse me ceremoninë e Haxhit të cilat do të zgjasin për pesë ditë me radhë. Haxhinjtë së pari veshin Ihramin (rrobat e veçanta) në Meke, ndalen në vendin Arafat dhe Mash’ar Al-haram, bëjnë hedhjen e gurëve në drejtim të simbolit të djallit në Mina, bëjnë therjen e kurbaneve, tavafin e Haxhit etj..

Nga dita e kaluar janë hequr masat rrethuese në Masxhidul-Haram dhe atmosfera është shndërruar në një atmosferë për vizitë të këtij vendi të shenjtë dhe haxhinjtë që nga sot në mëngjes duke thirrur Lebejk All-llahume Lebejk” shkojnë për ta vizituar “Shtëpinë e Zotit” në mënyrë që ta kryejnë ceremoninë e Haxhit të këtij viti.

Duke marrë parasysh përhapjen e virusit Korona, të gjithë haxhinjtë janë të detyruar të mbajnë maskë dhe për shkak të vapës së madhe në Meke, janë shpërndarë ombrella për haxhinjtë gjatë bërjes së Tavafit. Sipas asaj që kanë deklaruar autoritetet e Arabisë Saudite, ditën e martë është dita Kurban Bajramit.

Tags