Regjimi sionist shkatërroi më shumë se 50 ndërtesa palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i111586-regjimi_sionist_shkatërroi_më_shumë_se_50_ndërtesa_palestineze
Ushtria izraelite shkatërroi më shumë se 50 ndërtesa palestineze në Bregun Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2021 15:10 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist shkatërroi më shumë se 50 ndërtesa palestineze

Ushtria izraelite shkatërroi më shumë se 50 ndërtesa palestineze në Bregun Perëndimor.

Gjatë vizitës së të dërguarit amerikan në territoret palestineze, ushtria izraelite shkatërroi më shumë se 50 ndërtesa palestineze në Bregun Perëndimor. Kjo ndodhi javën e kaluar ndërsa i dërguari i SHBA Hadi Amer ishte duke vizituar Palestinën e okupuar dhe territoret Palestineze. Informacioni i siguruar nga Kombet e Bashkuara tregon se Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare kanë kritikuar vazhdimisht shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve ku  400 prej tyre janë kryer vetëm këtë vit. Ndërkohë, më shumë se treqind e nëntëdhjetë e tre ndërtesa u shkatërruan nga sionistët në vitin 2019. Nëse kjo tendencë vazhdon, edhe më shumë ndërtesa palestineze mund të shkatërrohen përveç 664 ndërtesave që u shkatërruan vitin e kaluar.