Izraeli kryen agresion në "Homs" të Sirisë
Burimet e medias raportuan për një sulm të regjimit sionist ndaj zonës Al-Qusair në periferinë perëndimore të provincës Homs në Siri.
Agjencia Zyrtare Siriane e Lajmeve (SANA) njoftoi të Enjten në mëngjes se mbrojtja ajrore e vendit është përballur me raketat e lëshuara nga regjimi sionist në qiellin e "Homs" në Sirinë Juglindore dhe rrëzoi një numër të madh të tyre. Agjencia e lajmeve shtoi se regjimi sionist ka shënjestruar disa herë zonën "Al-Qusair" në periferi perëndimore të Homs. Al-Arabiya, duke cituar disa burime, gjithashtu pretendoi se baza ajrore al-Shairat në Homs ishte shënjestruar nga raketat sioniste. Ndërkohë, agjencia zyrtare siriane e lajmeve njoftoi të Mërkurën në mëngjes se regjimi sionist kishte sulmuar zonën "Al-Safirah" në jug të "Alepos" dhe se mbrojtja ajrore e vendit kishte zmbrapsur këtë agresion të regjimit sionist. Avionët luftarakë sionistë, periodikisht kryejnë sulme raketore në objektiva të ndryshëm në Sirinë lindore dhe veriperëndimore, duke përdorur hapësirën ajrore libaneze ose përmes Lartësive të okupuara Golan. Forca paqeruajtëse e KB me qendër në Liban ka raportuar vazhdimisht se regjimi sionist duke shkelur çdo ditë hapësirën ajrore libaneze, shkel rezolutat e KB.