Prezantimi i Naxhib Mikati dhe perspektiva e krizës së Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112106-prezantimi_i_naxhib_mikati_dhe_perspektiva_e_krizës_së_libanit
Naxhib Mikati është emëruar për postin e kryeministrit për formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit në kohën kur ai më parë një herë ka qenë kryeministër i përkohshëm dhe një herë ka qenë kryeministër i rregullt dhe pas dy viteve ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 30, 2021 17:45 Europe/Tirane
  • Prezantimi i Naxhib Mikati dhe perspektiva e krizës së Libanit

Naxhib Mikati është emëruar për postin e kryeministrit për formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit në kohën kur ai më parë një herë ka qenë kryeministër i përkohshëm dhe një herë ka qenë kryeministër i rregullt dhe pas dy viteve ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Në Liban, presidenti i shtetit zgjidhet nga mesi i të krishterëve Maruni, kryeministri zgjidhet nga mesi i myslimanëve sunitë ndërsa kryetari i Parlamentit zgjidhet nga mes i myslimanëve shiitë. Parlamenti i Libanit ka 128 deputetë që aktualisht dy deputetë kanë vdekur, tetë deputetë kanë dhënë dorëheqje dhe aktualisht parlamenti libanez ka 118 deputet. Në këtë mes 42 deputetë kanë votuar kundër emërimit të Naxhib Mikati për postin e kryeministrit, ndërsa një deputet ka votuar për Navaf Salam, ish-ambasadorin e Libanit në OKB. Sa’d Al-Hariri në tetor të vitit 2020, me 65 vota ishte emëruar në postin e kryeministrit për formimin e kabinetit të qeverisë që ishte numri më i vogël i votave.

Mikati më 19 prill të vitit 2005, ishte zgjedhur në postin e kryeministrit të Libanit dhe deri më 19 korrik të po atij viti, ka shërbyer në postin e kryeministrit të Libanit. Qeveria e tij ka qenë e përkohshme e cila ka shërbyer vetëm deri në zgjedhjet e reja parlamentare dhe formimin e qeverisë së re të këtij vendi. Naxhib Mikati gjithashtu në vitin 2011, ishte zgjedhur për herë të dytë në postin e kryeministrit të Libanit dhe në këtë detyrë ka shërbyer deri në vitin 2013 derisa dha dorëheqje, por si ushtrues i detyrës së kryeministrit ka punuar në këtë post deri në shkurt të vitit 2014. Naxhib Mikati tani për herë të tretë është emëruar në postin e kryeministrit për të formuar kabinetin e ri qeveritar të Libanit dhe në rast se do të ketë sukses në këtë mision, ai zyrtarisht për herë të tretë do ta marrë zyrtarisht postin e kryeministrit të Libanit, por natyrisht kjo çështje tregon se emërimi i Naxhib Mikati në postin e kryeministrit ka qenë një veprim i detyrueshëm dhe është bërë për ta tejkaluar krizën politike aktuale në këtë vend.   

Emërimi i Naxhib Mikati në postin e kryeministrit të Libanit është përballur me reagime të ndryshme të faktorëve të huaj. SHBA, Franca dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se do ta mbështesin Nxhib Mikati me kusht të bashkëpunimit urgjent të qeverisë së ardhshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në nivelin e shteteve arabe gjithashtu Egjipti ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Nxhib Mikati dhe Jordania gjithashtu ka deklaruar qëndrim të njëjtë me Kajron. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari gjithashtu nuk kanë kundërshtuar emërimin e Naxhib Mikati për kryeministër të Libanit. Arabia Saudite njëkohësisht me këtë që vazhdon të kundërshtojë formimin e çfarëdo lloj kabineti qeveritar në të cilin do të marrë pjesë Hezbullahu, akoma nuk ka marrë ndonjë qëndrim të veçantë me emërimin e Naxhib Mikati në postin e kryeministrit të ardhshëm të Libanit. Prandaj, duket se Naxhin Mikati të paktën në një periudhë afatshkurtër dhe deri në formimin e kabinetit të ri qeveritar të Libanit, do të gëzojë mbështetjen e faktorëve të huaj.

Naxhib Mikati është i vetëdijshëm për tre çështje:

E para, populli i Libanit është lodhur nga konfliktet politike mes personaliteteve dhe subjekteve të këtij vendi dhe kërkon t’i jepet fund këtij konflikti dhe sa më shpejtë të formohet kabineti qeveritar.

E dyta, Naxhib Mikati e di se është kryeministër i përkohshëm sepse Libani në vitin e ardhshëm do të organizojë zgjedhje të reja parlamentare. Natyrisht nëse këto zgjedhje ashtu si zgjedhjet e kaluara, nuk do të shtyhen për një kohë të gjatë. Zgjedhjet parlamentare të kaluara të Libanit janë zhvilluar në vitin 2018, mirëpo zgjedhjet e mëparshme janë zhvilluar në vitin 2009. Me fjalë të tjera, zgjedhjet parlamentare të cilat duhej të zhvilloheshin në vitin 2013 janë zhvilluar me 5 vite vonesë. Krijimi i kushteve të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të reja, është një çështje e cila duhet të ndiqet edhe nga kabineti i mundshëm qeveritar i Naxhib Mikati, edhe nga Parlamenti edhe nga subjektet e ndryshme politike të Libanit.

E treta, Naxhib Mikati është i vetëdijshëm për këtë çështje që Libani po përballet me një krizë të madhe ekonomike, me një krizë e cila është bërë shkak për shpërthimin e protestave të vazhdueshme qytetarëve në rajone të ndryshme të këtij vendi.