Protesta në Ramallah kundër Mahmud Abas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112246-protesta_në_ramallah_kundër_mahmud_abas
Me qindra palestinezë ditën hënë kanë marrë pjesë në protestat e organizuar në Ramallah dhe kanë kërkuar shkarkimin e Mahmud Abas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 03, 2021 07:12 Europe/Tirane
  • Protesta në Ramallah kundër Mahmud Abas

Me qindra palestinezë ditën hënë kanë marrë pjesë në protestat e organizuar në Ramallah dhe kanë kërkuar shkarkimin e Mahmud Abas.

Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se me qindra palestinezë ditën e hënë gjatë një proteste të madhe të organizuar në Ramallah, kanë kërkuar shkarkimin e Mahmud Abas nga posti i presidentit të Autoritetit Autonom të Palestinës.

Me rastin e dyzetë ditëve të vrasjes së Naza Banat, aktivistit politik dhe kritikut të Mahmud Abas, nga forcat e sigurisë së AAP në qytetin Khalil, ditën e hënë me qindra palestinezë kanë marrë pjesë në protestat e organizuar në qendër të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë kërkuar shkarkimin nga detyra të Mahmud Abas. Protestuesit palestinez që mbanin në dorë fotografitë e Naza Banat, kanë hedhur slogane të ndryshme si “O Abas, shpërbëje Autoritetin Autonom të Palestinës dhe ik nga ne!”.