Shkëmbimet e Pragës dhe Tel Avivit dhe reagimi i Ligës Arabe
Republika e Çekisë e cila në fund të mandatit presidencial të Trump ka hapur zyrën e saj diplomatike në Kodsin e pushtuar, veprim ky që është dënuar nga disa shtete, tani për shkak veprimeve të njëanshme në favor të regjimit sionist përsëri është bërë objektiv i reagimeve të Ligës Arave, natyrisht reagime pasive dhe formale!
Liga Arabe e cila në fillim të këtij viti ka dënuar hapjen e zyrës diplomatike të Republikës së Çekisë në Kodsin e shenjtë, ditë më parë pas deklarimit të mbështetjes së Pragës ndaj qëndrimeve të regjimit sionist, ka kërkuar nga Republika e Çekisë që të rishikojë disa prej qëndrimeve të saj ndaj Palestinës.
Gjatë agresionit të fundit ushtarak të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Çekisë së bashku me homologët e tij gjerman dhe sllovak ka zhvilluar një vizitë në territoret e pushtuara të Palestinës për t’u solidarizuar me regjimin sionist. Jakub Kulhanek, ministri i punëve të jashtme të Çekisë, pas vizitës së një ndërtese e cila ishte goditur me raketë dhe ishte shkatërruar, ka thënë: “Pasi kam pa shkatërrimet dhe frikën që kanë përjetuar izraelitët gjatë këtyre ditëve, kam mbetur pa fjalë!”.
Në kulmin e luftimeve në Rripin e Gazës, presidenti i Republikës së Çekisë ka urdhëruar të ngritët në gjysmështizë flamuri i regjimit sionist mbi ndërtesën e presidencës së Republikës së Çekisë. Regjimi sionist gjithashtu një ditë pas vendimi të Republikës së Çekisë për hapjen e përfaqësisë diplomatike të këtij vendi në Kodsin e pushtuar, ka dhuruar 5000 doza të vaksinës Moderna kundër virusit Korona Çekisë. Sipas Euronews, Tomash Petriçek, ministri i punëve të jashtme të Çekisë në atë kohë, duke konfirmuar pranimin e dozave të vaksinës nga regjimi sionist, ka thënë se ambasada e këtij vendi mbetet në Tel Aviv, mirëpo njëkohësisht kishte theksuar se hapja e një zyre diplomatike në Bejtul-Mokades në asnjë mënyrë nuk do të ushtrojë ndikim mbi marrëdhëniet mes Pragës dhe Autoritetit Autonom të Palestinës.
Sipas agjencisë Russia Today në gjuhën arabe, Ahmed Abulghajt në reagimin e tij më të fundit ndaj shkëmbimeve mes Tel Aivivt dhe shteteve evropiane, ka kërkuar rishikimin e disa qëndrimeve të fundit të Pragës që janë në mbështetje të regjimit sionist me çmimin e të drejtave legjitime të konfirmuara të Palestinës në kuadër të OKB. Ahmed Abulghajt në takim me Jakub Kulhanek, në selinë e Ligës Arabe deklaroi se “është e domosdoshme ruajtja e rasteve për realizimin e zgjidhjes së konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit!” Abulghajt ka kërkuar nga liderët e Republikës së Çekisë që të rishikojnë qëndrimet e veta në lidhje me çështjen e Palestinës si në kuadër të OKB ashtu edhe jashtë kornizës së saj. Ai duke vë në dukje hapjen e zyrës diplomatike të Republikës së Çekisë në Kodsin e pushtuar, vlerësoi se qëndrimet e Pragës janë në dëme të të drejtave të Palestinës, në dëm të statusit të qytetit të Kodsit dhe të drejtat e tij juridike si një rajon i pushtuar. Ahmed Abulghajt në kohën e hapjes së zyrës diplomatike të Republikës së Çekisë në Kodsin e pushtuar, e kishte dënuar këtë veprim dhe e kishte quajtur ata në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare politikën e pandryshueshme të Evropës ndaj çështjes së Palestinës.