Talebanët marrin nën kontroll qendrat e provincave Kanduz dhe Sarpol
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112490-talebanët_marrin_nën_kontroll_qendrat_e_provincave_kanduz_dhe_sarpol
Burimet lokale kanë njoftuar se dy qytete të rëndësishme dhe qendra të provincave Kanduz dhe Sarpol janë pushtuar nga forcat e grupit Taleban.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2021 09:45 Europe/Tirane
  • Talebanët marrin nën kontroll qendrat e provincave Kanduz dhe Sarpol

Burimet lokale kanë njoftuar se dy qytete të rëndësishme dhe qendra të provincave Kanduz dhe Sarpol janë pushtuar nga forcat e grupit Taleban.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdluahad Turjal Kaker, anëtari i asamblesë së provincës Kanduz, ka thënë: “Luftimet që kanë filluar disa ditë më parë e po vazhdojnë deri më tani në qytetin Kanduz, kanë rezultuar në këtë që të dielën në mëngjes forcat e grupit Taleban janë futur në këtë qytet”. Gholam Rabani një tjetër funksionar i pushtetit provincial në Kanduz, ka deklaruar se qendra e kësaj province ka rënë në duar të forcave të grupit Taleban. Sipas tij, edhe godina e pushtetit lokal dhe e komandës së forcave policore dhe të sigurisë në këtë qytet janë nën kontroll të forcave të grupit Taleban. Por aktualisht selia e komandës së brigadës 217 “Pamir” akoma ndodhet nën kontrollin e forcave qeveritare të Afganistanit. Gjithashtu disa institucione të tjera të qytetit së bashku me aeroportin e qytetit Kanduz akoma ndodhen në duart e forcave qeveritare të Afganistanit. Për shkak të sulmit të forcave të grupit Taleban, është ndërprerë uji dhe energjia elektrike në Kanduz dhe disa tregje lokale janë përfshirë nga zjarri.

Burimet lokale në provincën Sarpol të Afganistanit gjithashtu kanë njoftuar se forcat e grupit Taleban kanë marrë nën kontroll godinën e pushtetit lokal dhe qendrat komanduese të forcave policore dhe të forcave të sigurisë në qytetin Sarpol. Sipas burimeve lokale, krerët e pushtetit lokal në këtë provincë i janë bashkuar një njësiti të ushtrisë afgane që ndodhet 3 kilometra larg të këtij qyteti. Autoritetet e pushtetit lokal akoma nuk kanë dhënë kurrfarë deklarate në lidhje me situatën në këtë qytet.