Mosmarrëveshje në kabinetin qeveritar izraelit për shkak të pandemisë Korona
Anëtarët e kabinetit qeveritar të regjimit sionist në mbledhjen e tyre nuk kanë arritur marrëveshje në lidhje me vendosjen përsëri të karantinës për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në territoret e pushtuara dhe për këtë arsye janë zhvilluar shumë polemike të ashpra mes tyre.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se kabineti i Naftali Benet, kryeministrit të regjimit sionist, në një mbledhje ka shqyrtuar mekanizmat për zbatimin e ligjit për t’u përballur me virusin Korona. Në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar të regjimit sionist, janë shqyrtuar veprimet përkatëse me zbatimin e rregulloreve që lejojnë praninë e personave të vaksinuar në vendet publike të mbyllura. Mbledhja e kabinetit qeveritar të regjimit sionist ka përfunduar në kohën kur mosmarrëveshjet mes anëtarëve të kabinetit janë shtuar gjithnjë e më shumë në lidhje me mënyrën e përballjes me virusin Korona.