Mosmarrëveshje në kabinetin qeveritar izraelit për shkak të pandemisë Korona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112548-mosmarrëveshje_në_kabinetin_qeveritar_izraelit_për_shkak_të_pandemisë_korona
Anëtarët e kabinetit qeveritar të regjimit sionist në mbledhjen e tyre nuk kanë arritur marrëveshje në lidhje me vendosjen përsëri të karantinës për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në territoret e pushtuara dhe për këtë arsye janë zhvilluar shumë polemike të ashpra mes tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2021 14:27 Europe/Tirane
  • Mosmarrëveshje në kabinetin qeveritar izraelit për shkak të pandemisë Korona

Anëtarët e kabinetit qeveritar të regjimit sionist në mbledhjen e tyre nuk kanë arritur marrëveshje në lidhje me vendosjen përsëri të karantinës për të parandaluar përhapjen e virusit Korona në territoret e pushtuara dhe për këtë arsye janë zhvilluar shumë polemike të ashpra mes tyre.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se kabineti i Naftali Benet, kryeministrit të regjimit sionist, në një mbledhje ka shqyrtuar mekanizmat për zbatimin e ligjit për t’u përballur me virusin Korona. Në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar të regjimit sionist, janë shqyrtuar veprimet përkatëse me zbatimin e rregulloreve që lejojnë praninë e personave të vaksinuar në vendet publike të mbyllura. Mbledhja e kabinetit qeveritar të regjimit sionist ka përfunduar në kohën kur mosmarrëveshjet mes anëtarëve të kabinetit janë shtuar gjithnjë e më shumë në lidhje me mënyrën e përballjes me virusin Korona.