Qeveria afgane u ofron talebanëve ndarjen e pushtetit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112726-qeveria_afgane_u_ofron_talebanëve_ndarjen_e_pushtetit
Negociatorët e qeverisë afgane në Katar u kanë ofruar talebanëve një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në këmbim të përfundimit të luftimeve pas përparimeve të shpejta të militantëve në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 12, 2021 20:14 Europe/Tirane
  • Qeveria afgane u ofron talebanëve ndarjen e pushtetit

Negociatorët e qeverisë afgane në Katar u kanë ofruar talebanëve një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në këmbim të përfundimit të luftimeve pas përparimeve të shpejta të militantëve në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.

Një burim qeveritar u tha mediave të enjten se administrata e Presidentit Ashraf Ghani u kishte ofruar talebanëve një pjesë në pushtet, përderisa dhuna të ndalet. "Po, qeveria i ka paraqitur një propozim Katarit si ndërmjetës. Propozimi lejon talebanët të ndajnë pushtetin në këmbim të ndalimit të dhunës në vend," citohet të ketë thënë burimi. Duke reaguar ndaj zhvillimit, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid tha se ai nuk ishte në dijeni për ndonjë ofertë të tillë, por e përjashtoi ndarjen e pushtetit. "Ne nuk do të pranojmë asnjë ofertë si kjo, sepse nuk duam të jemi partnerë me administratën e Kabulit. Ne as nuk qëndrojmë dhe as nuk punojmë për një ditë të vetme me të," tha ai. Talebanët të enjten pushtuan Heratin, qytetin e tretë më të madh të Afganistanit, dhe kapën një kryeqytet tjetër të distriktit, vetëm 150 kilometra larg Kabulit. Raportet e pakonfirmuara thonë se pjesa më e madhe e qytetit Kandahar gjithashtu ka rënë nën kontrollin e militantëve.