Vazhdojnë krimet e grupeve terroriste në qytetin Daraa të Sirisë
Krimet e grupeve terroriste në qytetin Daraa të Sirisë po vazhdojnë akoma në kohën kur banorët e këtij rajoni kërkojnë dëbimin e terroristëve dhe dhënien fund të situatës jonormale në qytetin e tyre.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se grupet terroriste në lagjen Daraa Al-Balad dhe në disa rajone perëndimore të provincës Daraa po vazhdojnë krimet e tyre kundër popullatës civile dhe po kryejnë sulme kundër forcave të ushtrisë së Sirisë. Kjo është në kohën kur qeveria dhe ushtria e Sirisë është duke bërë përpjekje për zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe mbrojtjen e popullatës nëpërmjet dialogut. Qeveria e Sirisë po vazhdon përpjekjet e veta për ta zgjidhur situatën në disa rajone të provincës Daraa sidomos në rajonin Dara Al-Balad nëpërmjet dialogut, por grupet terroriste po vazhdojnë të sulmojnë autobusët që po transportojnë civilë dhe po kryejnë sulme kundër postblloqeve të ushtrisë së Sirisë me qëllim që të pengojnë vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë provincë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka dënuar politikat provokuese dhe hipokrite të Anglisë dhe Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në provincën Dara dhe ka theksuar se këto politika të pasuksesshme synojnë të reduktojnë presionin mbi terroristët në këtë provincë.