Hamas reagon ndaj qëndrimeve të Mahmud Abas rreth intifadës së Kodsit
Prill 19, 2016 17:19 Europe/Tirane
-
Hamasi
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të kreut të AAP rreth Intifadës së Kodsit.
Sami Abu Zahri zëdhënësi i Hamasit ditën e martë duke reaguar ndaj qëndrimeve të Mahmud Abas rreth Intifadës së Kodsit tha se të tilla qëndrime bien ndesh me kulturën kombëtare dhe qëndrimet kombëtare të Palestinës. Abu Zahri tha se Mahmud Abas ka pranuar vazhdimin e bashkëpunimit të AAP me Izraelin në fushën e sigurisë dhe arrestimin e tre të rinjve palestinezë në Ramallah dhe shprehu shqetësimin e tij mbi këtë rast. Më herët Moshe Jalon ministër i luftës i regjimit sionist ka folur mbi vazhdimin e bashkëpunimit me AAP për shtypjen e intifadës së Kodsit.
Tags