Kryetari i AAP takohet me mbretin e Jordanisë
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës gjatë vizitës në Aman, është takuar dhe ka biseduar me mbretin e Jordanisë.
Agjencia e lajmeve Petra njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në takim me mbretin Abdullah i Dytë të Jordanisë, në pallatin Al-Husejnije, ka diskutuar për zhvillimet e Palestinës dhe përpjekjet e bëra për të çuar përpara procesin e kompromisit.
Mbreti Abdullah i Jordanisë në këtë takim duke theksuar qëndrimet e këtij vendi për mbështetjen ndaj të drejtave legjitime të popullit palestinezë, ka kërkuar intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për vendosjen e paqes së drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe për krijimin e kushteve për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kufijtë e qershorit të vitit 1967 me kryeqytet Kodsin Lindor.
Mbreti i Jordanisë gjithashtu ka theksuar vazhdimin e rolit historik dhe fetar të Jordanisë në mbështetjen dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Kodsin e shenjtë dhe mbrojtjen e statusit ligjor dhe historik të Kodsit dhe ndërprerjen e agresionit të regjimit sionist.