Hamasi uroi zyrtarisht talebanët për "fitoren" e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112968-hamasi_uroi_zyrtarisht_talebanët_për_fitoren_e_tyre
Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame të Hamasit, përgëzoi talebanët për fundin e pushtimit amerikan të Afganistanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 17, 2021 08:08 Europe/Tirane
  • Hamasi uroi zyrtarisht talebanët për

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame të Hamasit, përgëzoi talebanët për fundin e pushtimit amerikan të Afganistanit.

Sipas ISNA, duke cituar uebfaqen Rusia Today tha se, Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame të Hamasit, uroi Mullah Abdul Ghani Baradar, kreun e zyrës politike të talebanëve në Afganistan, për fundin e pushtimit amerikan në këtë vend.Haniyeh tha: "Ne përgëzojmë kombin mysliman të Afganistanit për humbjen e pushtuesve amerikanë dhe dëbimin e tyre nga e gjithë toka e tyre dhe gjithashtu përgëzojmë lëvizjen talebane dhe udhëheqësit e saj trima për këtë fitore, e cila është një nder për xhihadin e tyre 20 vjeçar ". Haniyeh i tha Mullah Abdul Ghani se: "Fundi i pushtimit të Afganistanit është një parapërgatitje për eliminimin e të gjitha fuqive shtypëse, në krye të të cilave qëndron pushtuesit i Palestinës, Izraeli." Ai vlerësoi performancën politike dhe mediat e talebanëve dhe i uroi popullit të Afganistanit unitet dhe prosperitet. Në këtë telefonatë, Mulla Baradar gjithashtu falënderoi Haniyeh për këtë telefonatë dhe i uroi kombit të shtypur të Palestinës fitore kundër regjimit pushtues. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve dhe kombeve të ndryshme që të ndihmojnë Palestinën.