Shpallet fundi i luftës në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i112972-shpallet_fundi_i_luftës_në_afganistan
Talibanët kanë njoftuar përfundimin e luftës në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2021 03:38 Europe/Tirane
  • Shpallet fundi i luftës në Afganistan

Talibanët kanë njoftuar përfundimin e luftës në Afganistan.

Agjencia Zëri i Afganistanit (AVA), citoi Mohammad Naeem, zëdhënës i byrosë politike të talebanëve, të ketë thënë se lufta në Afganistan ka përfunduar dhe forma e qeverisë së ardhshme do të përcaktohej së shpejti. Mohammad Naeem siguroi se asnjë diplomat apo ambasadë e huaj nuk do të vihej në shënjestër nga talebanët dhe se grupi do të siguronte siguri për qytetarët dhe institucionet diplomatike. "Ne jemi gati të flasim me të gjithë personalitetet afgane dhe të sigurojmë mbrojtjen e nevojshme për ta" tha ai. Zëdhënësi i talebanëve shtoi: "Ne nuk do të lejojmë që dikush nga toka jonë të shënjestrojnë të tjerët dhe ne nuk duam t'i dëmtojmë të tjerët". Ne nuk ndërhyjmë në punët e të tjerëve dhe në këmbim, nuk lejojmë që të tjerët të ndërhyjnë në punët tona.