EBA kanë strehuar Presidentin e arratisur të Afganistanit
Presidenti i arratisur afgan, Ashraf Ghani, ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha sot Ministria e Jashtme e EBA, pas largimit të tij pasi talebanët morën pushtetin në vend.
"Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare," shkruhet në deklaratë. Ghani u largua nga kryeqyteti, Kabul të dielën, 15 gusht, pasdite ndërsa luftëtarët talebanë hynë në qytete dhe morën kontrollin e vendit. Ambasadori afgan në Taxhikistan deklaroi të mërkurën se presidenti, Ashraf Ghani, u arratis nga Afganistani me 169 milionë dollarë, pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët. Ai njoftoi se ambasada synonte të njihte ish -zëvendësin e Ghanit Amrullah Saleh, si presidentin në detyrë të Afganistanit.