Ushtria ruse: Mbrojtja siriane shkatërroi 22 raketa izraelite
Sipas Associated Press, Vadim Kolit, komandant i Qendrës Ruse të Pajtimit Kombëtar në Siri, tha se në orët e fundit të së enjtes, gjashtë avionë luftarakë izraelitë sulmuan disa objektiva në Damask dhe provincat Homs përmes hapësirës ajrore libaneze.
Ai shtoi se mbrojtja ajrore siriane, duke përdorur sisteme mbrojtëse ruse si Pantsir-S dhe Buk-Hm 2, shkatërroi 22 nga 24 raketat e lëshuara nga luftarakët izraelitë. Agjencia siriane e lajmeve Sana raportoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e vendit i ishte përgjigjur sulmeve ajrore izraelite në periferi të Damaskut dhe provincës qendrore Homs. Libani, ndërkohë, ka paditur Tel Avivin në Kombet e Bashkuara pas përdorimit të hapësirës ajrore nga regjimi sionist për të kryer një sulm ajror në Siri. Që nga fillimi i krizës siriane, regjimi sionist ka vënë në shënjestër zona të ndryshme të vendit me qëllim të mbështetjes së terroristëve mercenarë të tij dhe parandalimit të avancimit të ushtrisë siriane dhe mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane gjithashtu është përballur me këto sulme. Siria në letra të veçanta drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit ka deklaruar vazhdimisht se sulmet e përsëritura të regjimit sionist në territorin e saj, shkelin sovranitetin dhe pavarësinë dhe përbëjnë një kërcënim për stabilitetin rajonal, paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.