Hamas: Al-Aksa është vija e kuqe
Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas deklaroi se Xhamia al-Aksa është një vijë e kuqe dhe çdo akt agresioni kundër këtij vendi të shenjtë do të përballet me një përgjigje të fortë nga rezistenca.
Lëvizja e rezistencës me bazë në Gaza i bëri komentet në 52 vjetorin e djegies së Xhamisë al-Aksa nga Izraeli. Hamasi është gati të përgjigjet, thuhet në deklaratë. Më 21 gusht 1969, xhamia u dogj nga një kolon australian i quajtur Dennis Michael Rohan në koordinim me zyrtarët izraelitë dhe forcat ushtarake izraelite. "Xhamia Al-Aksa është një vijë e kuqe dhe çdo sulm ndaj saj do të përballet me rezistencën heroike të popullit palestinez dhe palestinezët nuk do të lejojnë që ndonjë zjarr të arrijë përsëri në këtë xhami," tha Hamasi në një deklaratë të Shtunën, njoftoi Qendra Palestineze e Informacionit. Deklarata tha se zjarrvënia e vitit 1969 ishte fillimi i një skeme të zgjeruar të judaizimit, shpërnguljes dhe rrënimit të praktikuar nga regjimi sionist që synonte krijimin e "tempullit" të tij në vend të Xhamisë së Shenjtë Al-Aksa. "Operacioni Shpata e Kudsit është ende duke vazhduar dhe rezistenca është e përgatitur për t'iu përgjigjur krimeve të pushtuesve sionistë kundër xhamisë al-Aksa," deklaroi lëvizja e rezistencës palestineze Hamas.