Ushtria izraelite sulmon protestuesit palestinezë në Khan Yunis
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i113358-ushtria_izraelite_sulmon_protestuesit_palestinezë_në_khan_yunis
Militantët sionistë plagosën një numër njerëzish duke sulmuar demonstruesit palestinez në lindje të Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2021 03:41 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite sulmon protestuesit palestinezë në Khan Yunis

Militantët sionistë plagosën një numër njerëzish duke sulmuar demonstruesit palestinez në lindje të Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, qindra banorë të Rripit të Gazës në Khan Yunis demonstruan mbrëmjen e së mërkurës në shenjë proteste ndaj rrethimit të vazhdueshëm të rripit dhe gjithashtu hebraizimit të Kodsit të pushtuar. Pas demonstratave, milicitë sioniste hodhën gaz lotsjellës dhe qëlluan kundër protestuesve palestinezë. Disa burime raportuan gjithashtu se tre palestinezë u plagosën dhe disa të tjerë u mbytën nga tymi pas të shtënave nga militantët sionistë. Pas këtij sulmi Mohammad al-Hindi, një zëdhënës i grupeve të rezistencës me bazë në Rripin e Gazës, tha: "Ju po parandaloni ushqimin dhe ilaçet që të hyjnë në Gaza; Por Gaza është e lirë dhe nuk do të nënshtrohet nga vullneti tuaj dhe nuk do ta pranojë këtë poshtërim." Gaza është nën rrethim nga regjimi izraelit që nga viti 2006 dhe është bërë burgu më i madh i hapur në botë.