Plagosen 11 palestinezë në Gaza
Të paktën palestinezë u plagosën kur militantët sionistë u përleshën me palestinezët në zonën Khan Yunis.
Sipas Walla News, ushtarët e regjimit pushtues sionist të shtunën u përleshën me palestinezët të cilët ishin mbledhur pranë kufirit me Gazën dhe qëlluan me plumba plastikë dhe granata ndezëse ndaj tyre. Pas përplasjeve të mbrëmshme, Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një njoftim për shtyp tha se disa nga palestinezët e plagosur ishin fëmijë, ndërsa dy u përshkruan në gjendje kritike, njëri prej të cilëve ishte një djalë 13-vjeçar me një plagë me armë zjarri në kokë. Burimet palestineze thanë se ushtria izraelite përdori municion ushtarak dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve pranë një gardhi të sigurisë në lindje të Gazas. Në lajme të tjera thuhet se këtë mëngjes të dielën avionët luftarakë izraelitë sulmuan pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës. Sulmet kishin në shënjestër tre baza që i përkisnin fraksioneve të rezistencës palestineze. Pas sulmeve, burimet lokale në Rripin e Gazës raportuan se mbrojtja ajrore e rezistencës palestineze hapi zjarr ndaj avionëve luftarakë izraelitë.