Demonstrata palestineze në mbështetje të të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114090-demonstrata_palestineze_në_mbështetje_të_të_burgosurve_palestinezë
Pas përkeqësimit të situatës së Zakaria Al-Zubaidi, një nga katër të burgosurit e Operacionit Tuneli i Lirisë, si rezultat i torturave të rojeve të burgjeve izraelite, populli palestinez demonstroi në qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe në Gaza në mbështetje të tij dhe të burgosurve të tjerë palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2021 03:51 Europe/Tirane
  • Demonstrata palestineze në mbështetje të të burgosurve palestinezë

Pas përkeqësimit të situatës së Zakaria Al-Zubaidi, një nga katër të burgosurit e Operacionit Tuneli i Lirisë, si rezultat i torturave të rojeve të burgjeve izraelite, populli palestinez demonstroi në qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe në Gaza në mbështetje të tij dhe të burgosurve të tjerë palestinezë.

Sipas faqes së lajmeve "Moa", demonstrata në mbështetje të të burgosurve palestinezë u mbajtën të hënën në mbrëmje në Nablus, Xhenin, Tulkarm, Al-Khalil, Gaza dhe Beit Hanun. Demonstratat palestineze në Nablus çuan në përleshje me forcat sioniste dhe plagosjen e më shumë se 40 palestinezëve me armë zjarri, gaz lotsjellës dhe bomba zanore. Pas arratisjes së gjashtë të burgosurve palestinezë nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa javën e kaluar, forcat izraelite të sigurisë intensifikuan veprimet e tyre armiqësore kundër të burgosurve palestinezë dhe torturuan rëndë Zakaria al-Zubaidi, një nga katër të burgosurit pjesëmarrës në Operacionin Tuneli i Lirisë. Kryeministri i Autoritetit Autonom Palestinez, Mohammad Ashtia, fajësoi Tel Avivin për vdekjen e të burgosurve palestinezë dhe i bëri thirrje Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara të monitorojnë situatën e të burgosurve në burgjet sioniste. Në përgjigje të këtyre veprimeve izraelite, grupet palestineze përmes Egjiptit i kanë dërguar një mesazh të fortë regjimit sionist, duke kërcënuar se do të anulojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit me regjimin sionist nëse shtypja e të burgosurve vazhdon.