Sulmet e artilerisë turke në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114246-sulmet_e_artilerisë_turke_në_veri_të_sirisë
Burimet siriane raportuan sulme artilerie nga ushtria turke dhe grupet militante të lidhura me të në disa zona të veriut të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2021 15:30 Europe/Tirane
  • Sulmet e artilerisë turke në veri të Sirisë

Burimet siriane raportuan sulme artilerie nga ushtria turke dhe grupet militante të lidhura me të në disa zona të veriut të Sirisë.

Trupat turke dhe milicitë pro-Ankarasë shënjestruan disa zona të banuara pranë qytetit verior sirian Tal Tamar. Forcat turke dhe grupet e tyre terroriste të lidhura me to hodhën predha artilerie mbi shtëpitë në fshatin Al-Dardara, në veri të qytetit të Tel Tamar, duke shkaktuar dëme materiale në shtëpi dhe prona. Më parë, forcat e mbështetura nga Turqia gjuajtën më shumë se 50 raketa në qytetin Abu Rasin dhe fshatrat përreth në periferitë perëndimore të provincës Hasakah, duke vrarë një grua dhe duke plagosur një numër civilësh të tjerë, përfshirë fëmijë.