Libani padit regjimin sionist në Këshillin e Sigurimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114282-libani_padit_regjimin_sionist_në_këshillin_e_sigurimit
Pas publikimit të lajmeve se një kompani amerikane ka fituar të drejtën për hapjen e puseve të naftës në një zonë konflikti mes Libanit dhe regjimit sionist, Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit ka paraqitur padi në Këshillin e Sigurimit të OKB kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 19, 2021 16:00 Europe/Tirane
  • Libani padit regjimin sionist në Këshillin e Sigurimit

Pas publikimit të lajmeve se një kompani amerikane ka fituar të drejtën për hapjen e puseve të naftës në një zonë konflikti mes Libanit dhe regjimit sionist, Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit ka paraqitur padi në Këshillin e Sigurimit të OKB kundër regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Al-Nashre njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit sot (të dielën) me anë të një letre, ka kërkuar moskryerjen e kurrfarë operacioneve për hapjen e puseve në zonat e konfliktit dhe moskryerjen e kurrfarë veprimi që kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme të Libanit në këtë letër ka kërkuar në OKB që të sigurohet se nuk do të kryhen kurrfarë operacione për hapjen e puseve të naftës në zona për të cilat ekziston konflikt mes Libanit dhe regjimit sionist dhe do të respektohen të drejtat dhe sovraniteti i Libanit.

Naxhib Mikati, kryeministri i Libanit, ka kërkuar nga ministri i punëve të jashtëm të këtij vendi që të zhvillojë kontaktet e nevojshme me institucionet ndërkombëtare për të mos lejuar kryerjen e operacioneve për hapjen e puseve të naftës dhe gazit në zonat detare për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje dhe konflikte mes Libanit dhe regjimit sionist.