Shtator 20, 2021 07:53 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit manifestojnë në mbështetje të klerikut të shquar shi'it Sheik Kasem

Bahrejnasit u tubuan pranë kryeqytetit për të shprehur mbështetjen për klerikun më të shquar shi'it të vendit Sheik Isa Kasem dhe përkrahën thirrjen e tij për zbatimin e reformave të vërteta nga regjimi në pushtet.

Protesta u mbajt të dielën në mbrëmje në perëndim të Manamas, me protestuesit që mbanin pankarta dhe foto të klerikut, të cilit i është hequr nënshtetësia bahrejnase për shkak të mbështetjes së tij për protestat kundër regjimit të dinastisë Al-Khalifa. Manifestuesit kërkuan që autoritetet të braktisin politikat e tyre shumë diskriminuese dhe në vend të kësaj të fillojnë të pranojnë popullin si burimin e fuqisë së shtetit. Sheikh Kasem kishte bërë thirrje për reforma gjatë një deklarate në prill, duke u bërë thirrje protestuesve bahrejnas të shtrëngonin radhët e tyre në favor të nxitjes së monarkisë së vendit në zbatimin e reformave demokratike. Regjimi monarkist, deklaroi ai, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të miratonte reformat nëse kërkonte të garantonte vazhdimin e mbijetesës së tij.

 

Tags