Iraku: "Nuk ka normalizim me Izraelin"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i114602-iraku_nuk_ka_normalizim_me_izraelin
Presidenti i Irakut Barham Salih ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje për të normalizuar lidhjet me Izraelin, duke përsëritur se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë çështjen palestineze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 25, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Iraku:

Presidenti i Irakut Barham Salih ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje për të normalizuar lidhjet me Izraelin, duke përsëritur se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë çështjen palestineze.

Salih kërkoi respekt për vullnetin e popullit irakian dhe qëndrimin e tij të pavarur mbi këtë çështje. Deklaratat e tij pasuan një konferencë që u zhvillua të Premten në rajonin e Kurdistanit të Irakut në mbështetje të normalizimit të marrëdhënieve midis Bagdadit dhe Tel-Avivit. Më parë, zyra e kryeministrit irakian gjithashtu e quajti të paligjshme konferencën, duke thënë se Iraku do të vazhdonte të dënonte çdo armiqësi ndaj palestinezëve. Ndërsa, kleriku me ndikim shi'it, Muktada al-Sadr, e dënoi ashpër konferencën në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ai tha se nëse autoritetet në Erbil dështojnë të parandalojnë forume të tilla, qeveria e Bagdadit duhet t'i trajtojë të pranishmit si kriminelë dhe t'i arrestojë ata. Kleriku i lartë dhe udhëheqësi politik irakian Ammar al-Hakim gjithashtu e quajti çështjen palestineze si çështjen më të rëndësishme për kombet arabe dhe islame.