Ministri i punëve të jashtme të regjimit sionist viziton Bahrejnin
Ministri i punëve të jashtme të regjimit sionist ka arritur në Bahrejn në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve.
Kanali televiziv Al Jazira njoftoi se Jair Lapid, ministri i punëve të jashtëm të regjimit sionist, të enjten ka arritur në Bahrejn. Ai gjatë kësaj vizite e cila zhvillohet për të forcuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Tel Avivit dhe Manamas, do të takohet me autoritete të larta të Bahrejnit.
Ministri i jashtë izraelit në vizitën e tij të parë zyrtare në Bahrejn, do të hapë ambasadën e regjimit sionist në Manama. Palët izraelite dhe bahrejnase gjithashtu do të nënshkruajnë disa marrëveshje bilaterale. Megjithëkëtë, në një deklaratë të ministritë së punëve të jashtme të regjimit sionist, nuk është folur fare në lidhje me këtë marrëveshje. Tel Avivi dhe Manama gjithashtu do të përurojnë një linjë të drejtpërdrejtë nga Bahrejni në territoret e pushtuara të Palestinës e cila do të kryejë dy fluturime në javë.