Shpërthim i përgjakshëm në një xhami shiite në Kanduz të Afganistanit
(last modified Fri, 08 Oct 2021 12:44:05 GMT )
Tetor 08, 2021 14:44 Europe/Tirane
  • Shpërthim i përgjakshëm në një xhami shiite në Kanduz të Afganistanit

Një sulm kamikaz është kryer kundër një prej xhamive të qytetit Kanduz në veri të Afganistanit dhe ka lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ky sulm kamikaz është kryer sot në kohën e drekës dhe gjatë ceremonisë së namazit të së premtes në një prej xhamive të myslimanëve shiit në rajonin Sejed Abad. Thuhet se sulmuesi kamikaz ka shpërthyer rripin e tij me plotë eksploziv në mesin e besimtarëve që ishin duke falur namazin. 

Burimet informative kanë njoftuar se si pasojë e këtij sulmi kamikaz janë vrarë rreth 80 personave dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Gjendja e spitalit të Kanduzit për shkak të numrit të madh të të vrarëve dhe të plagosurve nga ky sulm është shumë alarmante dhe e keqe. 

Zebihullah Muxhahid, zëdhënësi i Talebanëve, ka thënë se një xhami e myslimanëve shiitë është sulmuar dhe si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra besimtarë të cilët ishin duke falur namaz. Ai ka thënë se forcat speciale të Talebanëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet e këtij sulmi. 

Edhe pse deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, mirëpo veprimet e terroristëve të ISIS janë shtuar në Afganistan me ardhjen në pushtet të Talebanëve.